Përplasja Noka-Braçe në Kuvend, Tahiri: Me vjen turp që jam deputet i këtij parlamenti
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ditën e sotme ishte në Kolonjë në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë” ku ka bërë thirrje për dorëzimin e armëve në mënyrë vullnetare, por jo vetëm kaq.

Tahiri gjatë kësaj vizite foli edhe mbi dhunën e ofendimet që ndodhin në Parlament5, duke iu refefuar ngjarjes së djeshme ku Noka pas ofendimeve të Braçes ndaj Berishës, i gjuajti atij me letrën e votimeve.

“Kur hapni televizorin prapë dhunë ju del nga parlamenti. Jua them shumë sinqerisht dhe mua më vjen turp që jam deputet, jam ministër dhe shoh në parlament lloj-lloj dhune, shfaqje të padenja për çdo familje shqiptare.

Shfaqje të turpshme për Shqipërinë që duam. Por sot qytetarët kanë një mundësi t’i tregojnë një model shumë më të mirë politikës dhe të gjithë atyre që në politikë duan të çajnë përpara duke përdorur dhunën.

Sot ne mund t’u tregojmë të gjithë atyre se Shqipëria bëhet më mirë me ne. Shqipëria bëhet më e mirë pa dhunë. Shqipëria bëhet më e mirë me të gjithë ata që gjejnë te njëri-tjetri forcën për t’u bërë bashkë dhe forcën për të kaluar çdo vështirësi.”- tha Tahiri./albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori