Përplasja me Llallën, reagon ambasada e SHBA, Lu: Asgjë nuk do t’na pengojë..
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas përplasjeve të forta të ndodhura mes kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu.

Mesazhi i plotë i ambasadës së SHBA:

"Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi.

Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor. Ky është një premtim."

Ambasadori Donald Lu", shkruan Donald Lu./albeu.com/

Shtuar më 03/02/2017, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori