Përplasja Lu-Llalla/ Reagon edhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri
Pas përplasjeve të ditëve të fundit mes ambasadorit Donald Lu dhe kreut të Prokurorisë së Shqipërisë së fundmi ka reaguar edhe delegacioni i BE-së në Tiranë.

BE i ka dale ne krah ambasadorit Lu, duke e vene atë në qendër të përpjekjes për një reformë të paanshme në drejtësi.

Deklarata

BE shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe në veçanti të Ambasadorit të SHBA, Sh.T. Z. Donald LU. BE dhe SHBA bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur popullin shqiptar në krijimin e një sistemi gjyqësor plotësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional.

Nisja e menjëhershme e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili që prej javës së ardhshme do të mbikqyrë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët BE-SHBA./Albeu.com/

Shtuar më 03/02/2017, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori