Përplasja Llalla-Lu arrin në SHBA, Washington Post: Opozita dhe prokurorët kundër Reformës në Drejtësi
Që nga mëngjesi i ditës së djeshme ka bërë bujë të madhe konfrontimi mes ambasadorit Lu dhe Kryeprokurorit Llalla.

Deklarata të forta dhe akuza të dyanëshme kanë ardhur nga të dy palët duke tensionuar edhe më shumë situatën politike në Shqipëri.

Kjo përplasje e fortë për drejtësinë shqiptare ka arritur deri në SHBA ku artikuj të veçantë i janë kushtuar kësaj çështje.

"Kryeprokurori shqiptar konfrontohet me ambasadorin amerikan”, është titulli i “Washington Post”.

“Washington Post” në artikullin e saj shkruan se organet gjyqësore aktualisht janë duke zgjedhur institucionet e tyre ekzekutive dhe se opozita dhe disa shoqata të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e duan Reformën në Drejtësi.

"Opozita dhe disa shoqata të gjyqtarëve e prokurorëve kanë kontestuar ashpër reformën, duke e vonuar fillimin e saj.

BE kërkon rezultate të prekshme para vendosjes së një date për negociatat për anëtarësim" shkruan ndër të tjera "Washington Post".

Kujtojmë se ishte ambasadori i SHBA-së që deklaroi para medias dhe foli hapur me emra mbi reformën zgjedhore duke akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Llallën se ka 18 muaj që punon kundër reformës.

Dhe fill pas kësaj ka ardhur deklarata e Prokurorisë e cila jo vetëm që i mohoi akuzat po doli hapur dhe akuzoi Lu për ndërhyrje dhe presione jo diplomatike për qëllime dhe përfitime personale./albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori