Përplasi dhe la mes rrugës kalimtarin, arrestohet “bosi” me Range Rover
Në orët e para të mëngjesit u bë me dije se një makinë “Range Rover” ka përplasur një kalimtar dhe është larguar duke e lënë të lënduar në mës të rrugës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ndodhi pranë Institutit Bujqësor në Kamëz.

Mësohet se policia është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka mundur ta kapë pranë Unazës së Re në kryeqytet, disa minuta më vonë.

Kur është ndaluar nga policia, drejtuesi i mjetit E. Gj. ka refuzuar të bëjë testin e alkoolit.

Pas kontrollit të mjetit i është gjetur dhe një sasi lënde narkotike.

Policia e ka arrestuar në flagrancë ndërsa i aksidentuari mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë./albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori