Përparim Spahiu do kandidojë për kreun e LSI
Ish-deputeti i LSI, i përjashtuar nga Grupi i saj parlamentar, Përparim Spahiu, tashmë ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, konkretisht përballë Ilir Metës për postin e kryetarit.

Lajmin e ka përcjellë në Twitter, ku shkruan: "Vendosa sot të kandidoj për kryetar të LSI-së! Nuk mund të vazhdoj më kështu, shumë gjëra duhet ti ndryshojmë në bashkëqeverisjen..!!".

Grupi parlamentar i LSI ka përjashtuar deputetin Përparim Spahiu për shkak të qendrimit kundër lidhur me Reformën në Drejtësi, pasi ai pak ditë para votimit, doli kundër “vetingut” nga ndërkombëtarët.

LSI i konsideroi deklaratat e deputetit të saj si personale që në momentin e parë. /albeu.com/


Shtuar më 20/09/2016, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori