Provokon nusja Enverit: Ditëlindja e tij, një datë e shënuar për ne (FOTO LAJM)
Nusja e diktatorit
Enver Hoxha, Teuta
Hoxha, ka përkujtuar ditëlindjen e vjehrrit të saj përmes një postimi në Facebook, i cili ka ngjallur jo pak reagime.
“Sot per familjen tone eshte nje dite e shenuar, ne perkujtim te 110-vjetorit te datelindjes se
Enver Hoxhes”, shkruan bashkëshortja e Ilir
Hoxhës, njërit prej dy djemve të
Enver Hoxhës.
Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908 në Gjirokastër dhe vdiq më 11 prill 1985 duke lënë pas një Shqipëri të
shkatërruar, mijëra të vrarë, të përdhunuar e të humbur, dhe miliona vite burg të bëra nga shqiptarët gjatë 45 viteve kur ai drejtoi me dorë të hekurt Shqipërinë nën një regjim, i cili u konsideruar me gjakatari i gjysmës së dytë të shekullit XIX në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018,
ora 10:04