“Provokim i rëndë”, LSI hedh poshtë pr.ligjin për minoritetin
Pëlqej
Ditën e sotme Petrit Vasili ka hedhur poshtë projektligjin e paraqitur "Për mbrojtjen e pakicave kombëtare" në Kuvend.

Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, tha në fjalën e tij se "ky është provokim i rëndë", pasi zhduk kufijtë ndërmjet pakicave dhe etniteteve.

"Ne ëmër të diskriminimit pozitiv, ligji afron koncepte që nuk pajtohen me konventën kuadër.

Deformimet janë aq të mëdha sa të shtyjnë që të dyshosh se nuk jemi para një dokumenti juridik, por një dokumenti politik që të bën të mendosh se jemi para ish-Jugosllavisë së djeshme.

Ja ç’shkruhet në pikën dy, ku thuhet se cilat janë pakicat...

Pra, janë zhdukur kufitë ndërmjet pakicave kombëtare, etniteteve me statuse historike të mjegullta, ndërmjet minoriteteve dhe pakicave kulturore”- shkruan Vasili. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori