Provimet e Maturës, ndryshimet që priten të ndodhin
Dhjetë ditë para nisjes së sezonit të provimeve,zbardhen ndryshimet në Maturën Shtetërore.

Nga pesë, maturantët do të japin katër provime me detyrim e me zgjedhje, të cilat do t’i nënshtrohen një vlerësimi të dyfishtë, profesional dhe elektronik për pyetjet me alternativa.

Kjo gjë ka çuar edhe në ndryshime në mënyrën e plotësimit të tezës, e cila do të shoqërohet me një fletë përgjigje, që lehtëson më shumë punën e korrigjuesve.

Risi e këtij viti është fakti që maturantët e pakënaqur kanë mundësi të aplikojnë online për të marrë një kopje të testit të Maturës, pa pasur nevojë t’i drejtohen zyrës arsimore më të afërt dhe pa paguar asnjë tarifë.
Shtuar më 27/05/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori