Lukaku dhe Onana nuk humbin kohë, stërviten të dy para se të jenë nën urdhrat e Inzaghit (VIDEO)

Për shumë futbollistë është ende periudha e pushimeve.

Romelu Lukaku dhe Andre Onana, dy blerjet e reja të Interit, aktualisht po stërviten në fushën e Olbias në Sardenjë. Me dyer të mbyllura sigurisht, por tifozët dhe personat që duan të ndjekin stërvitjen e dy lojtarëve janë të shumtë dhe nuk mungojnë.

Rikthimi i Lukakut në Milano pritet të jetë e premtja e 8 korrikut, dita për të parë belgun në Pinetina nën urdhrat e Simone Inzaghit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.07.2022 11:45