Prova të reja për Orest Sotën, zbulohet për çfarë do të përdoreshin lekët e gjetura
Pëlqej
Ndalimi i biznesmenit Orest Sota dhe kapja e tij me 863 mijë euro dhe dy patentat e Tahirt, shkaktoi shumë diskutime dhe reagime nga politika dhe media.

Gjatë diskutimit në RTSH gazetari Lorenc Vangjeli ka dhënë detaje mbi provat e reja.

“Ka një zhvillim dramatik në hetim. Në dosje, prokuroia ka mundur të sigurojë tabulatet mes biznesmenit të hekurit dhe Kurumit, në ditët para dhe në mbrëmjen që ka ndodhur ngjarja. Janë zbuluar edhe 2 kontrata për blerje të një sasie hekuri që shkon deri në 4 mijë ton nga uzina e Kurumit dhe që do të importohet ng Turqia, në dy episode të veçanta.

Ngjan pothuajse e provuar se shuma e kapur në makinë 863 mijë euro, shërbente si garanci për këto 2 kontrata, një blerje që do të zhvillohej duke u paguar cash. Ky zhvillim i ri shfryn një pjesë të madhe të dilemave që kanë shoqëruar këtë ngjarje e cila u bë edhe më e bujshme për shkak të patentave të Tahirit që u gjendën në makinë”, tha Vangjeli.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha tha se një javë më parë ai kishte raportuar për mënyrën informale të Kurumit në treg.

Ndërsa analisti Preç Zogaj ka kërkuar dhe inkurajuar në të njëjtën kohë prokurorinë për zbardhjen e ngajrjes. “Është më e vështirë të manipulohet se zbardhet e vërteta”, tha Zogaj në emisionin Java, tha Zogaj.
Shtuar më 17/11/2017, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori