Protestuesit te Unaza e Re: Me zjarr e benzinë do ta mbrojmë shtëpinë
Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë.

"Me zjarr e benzinë do ta mbrojmë shtëpinë". Janë thirrjet e banorëve të unazës së re që preken nga projekti i zgjerimit.

Një tjetër banore e prekur nga projekti ka deklaruar se protesta do të vijojë derisa të vejë gjaku në gju, pasi janë në të drejtën e tyre

Protesta do vijojë deri sa të vejë gjaku në gju, fuqia jonë është në rritje. Ka hipur në anije të kalbur e po mbytet nga dita në ditë. Nuk do ia falim Shqipërinë një të sëmuri psikik që ka vetëm një emër. Ne jemi më të fortë se kurrë, kemi mbi kokë Zotin. Të venë para drejtësisë ata që vodhën 40 milionë euro.”

Banorët protestuan në trotuar, duke qenë se policia nuk i lejon të protestojnë në rrugë. Ndërkohë që vazhdohen të mbahen në qeli të arrestuar disa prej protestuesve të ndaluar gjatë protestave të fundit, midis tyre edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2019, ora 19:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori