Protestuesit shkojnë para komisariatit, kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Protesta e sotme ka vazhduar për ditën e 28-të në Unazën e Re.

Por ndryshe nga ditët e tjera, në zonën pranë mbikalimit, ku po zhvillohet protesta ka pasur edhe efektivë policie.

Policia ka arrestuar 5 protestues, mes tyre dhe një i mitur 13-vjeç.

Nga Unaza e Re, protesta është zhvendosur para ambienteve të komisariatit numër 6 të Policisë.

Protestuesit janë mbledhur para ambienteve të komisariatit, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar nga policia. /albeu.com/


Shtuar 1.12.2018 21:46