Presidenti i zgjedhur Joe
Biden mbajti një fjalim dhe i bëri thirrje Presidentit Donald Trump të dalë në televizionin kombëtar dhe të mbrojë Kushtetutën, të bëjë thirrje që njerëzit të largohen nga Kapitoli.
Ai e quajti ngjarjen e së mërkurës një moment të errët në historinë e vendit, një sulm ndaj Republikës dhe ndaj
sundimit të ligjit.
Zoti
Biden tha se skenat e kaosit në Kapitol nuk pasqyrojnë Amerikën e vërtetë, nuk pasqyrojnë “atë që ne jemi”.
Zoti
Biden duhet të fliste për ekonominë, por ai e ndryshoi temën e fjalimit për shkak të zhvillimeve në kryeqytetin amerikan.
Presidenti i zgjedhur Joe
Biden iu drejtua protestuesve pro-Trump që ndodhen tani në Kapitol, duke thënë se
puna e
katër viteve të ardhshme do të jetë rindërtimi i demokracisë.
“
Puna e momentit dhe
puna e
katër viteve të ardhshme duhet të jetë rivendosja e demokracisë – e mirësjelljes, nderit, respektit,
sundimit të ligjit. Vetëm një mirësjellje e thjeshtë, e thjeshtë,” tha
Biden.
Shtuar më 06/01/2021,
ora 22:31