Protestuesit e Astirit kopjojnë francezët, veshin jelekë kundër Ramës (FOTO LAJM)

Banorët e zonës së "Astirit" që preken nga projekti i Unazës së Madhe, mbrëmjen e kësaj të hëne u mblodhën në rrugë të veshur me jelekë fosforeshentë në ngjyrë portokalli. Qëllimi i tyre, ishte të merrnin shembullin e revoltës popullore në Francë që nisi kundër rritjes së çmimit të naftës dhe më tej u kthye në një protestë kundër qeverisë atje.

Veçse në Shqipëri, banorët kanë dalë në mbrojtje të shtëpive të tyre, të cilat do të shemben për t'i hapur rrugë ndërtimit të rrugës, projektit të Unazës së Madhe.

Protestuesit që kundërshtojnë projektin 40 milionë euro të Unazës, veshën sot jelekë portokalli, të frymëzuar nga protestuesit francezë. Pas rreth një muaji në përpjekje për të mbrojtur shtëpitë nga fadromat, protestuesit kanë vendosur t’u ngjajnë qytetarëve francezë, që kundërshtojnë me protesta të dhunshme, djegie masive rritjen e çmimit të karburantit në Francë.


Shtuar më 03/12/2018, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori