Protestuesit do bllokojnë të gjitha akset nacionale, por ku do të jetë Lulzim Basha?
Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e protestës së opozitës ku ndryshe nga herët e tjera sot ka zgjedhur që të bllokojë rrugët kryesore të vendit.

Mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha do të jetë i pranishëm në Milot ku do të bllokohet kryqëzimi që lidh veriun me jugën.

Po kështu mësohet se do të bllokohen rrugët në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan. Bllokim të aksit rrugor nga protesta e opozitës do të ketë edhe në Milot tek karburanti në autostradë./albeu.com/
Shtuar më 25/04/2019, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori