Protestuesi e qëlloi më grusht në fytyrë, Spahiu: Ja si ndodhi
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka folur menjëherë në lidhje me incidentin e ndodhur pak minuta më parë te çadra e PD-së.

Ai u sulmua nga një person, i cili e goditi disa herë në fyturë.

“Më ka qëlluar nja dy tri herë. Kam dëmtime në fytyrë, dëmtime të rënda. Kam bërë kallëzim në Polici”, tha Spahiu.

Ndërkohë, për ngjarjen është shoqëruar Flamur Pirraçi, 34 vjeç, i cili është personi që ka sulmuar Spahiun ditën e sotme./Albeu.com/

Shtuar më 25/02/2017, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori