Protestuan kundër Ramës në Fier, shoqërohen 50 persona
Policia e Fierit ka bërë me dije se ka shoqëruar rreth 50 perosna të cilët ditën e djeshme dolën në rrugë për të protestuar kundër Edi Ramës.

Kujtojmë se Rama shkoi në këtë qytet për të festuar 8 Marsin, por dega e PD-së e priti me protesta ku u dogjën edhe goma në mes të rrugës.

Ndërkohë kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi ka thënë se policia ka ushtura terror gjatë gjithë natës nëpër shtëpitë e protestuesve. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori