Proteste ne Tirane per mbrojtjen e votes se lire
Pëlqej
Albeu.com
Sot në orën 16:00, Lëvizja Socialiste për Integririm do të organizojë në qendër të kryeqytetit një protest me qëllim mbrojtjen e votës së lirë. Lajmin e ka konfimuar një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, sipas të cilit, “Bazuar në këtë mision të madh dhe mbi këtë qartësi të mesazhit tonë, që lidhet dhe qëndron vetëm e vetëm te shenjtëria e votës dhe ai slogan tashmë popullor dhe familjar për të gjithë, pra që vota është e shenjtë dhe vota është demokraci, janë motivet dhe arsyet e mëdha që ne të kulmojmë në këtë aksion politik tonën në një kulm tjetër të manifestimit paqësor, demokratike domethënës, nesër, pra ditën e enjtë në sheshin Skënderbej, në orën 4 pasite, ku mijëra e mijëra qyterarë, në mënyrë shembullore paqësore, ashtu siç demostruan si ansjëherë tjetër në historinë e pluralizimi”.

Ky manifestim i hapur për të gjithë qytetarët, tha ai, është një shqetësim qëi bashkon në këtë shesh, sepse vullneti i tyre mund të realizohet vetëm nëpërmjet votës së numëruar në mënyrë të ndershme.
Shtuar më 27/11/2008, ora 18:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori