Proteste ne mbrojtje te shamise ne shkolle
Albeu.com
Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës sot është protestuar në shenjë kundërshtimi për përjashtimin nga shkolla të 16 vjeçares Arlinda Zekaj. Arlinda është ndaluar të shkojë në shkollë me shami koke, sipas traditës islame. Zekaj ndjek shkollën e mesme në Ferizaj.
Protestuesit mbanin në dorë parullat “Stop diskriminimit” dhe “Mbulimi i mendjes është i ndaluar, jo i kokës”.

Kushtetuta e Kosovës i garanton liritë fetare, por nuk lejon shaminë e kokës apo simbolet e tjera fetare në shkollat publike të cilat konsiderohen laike.
Shtuar më 07/05/2010, ora 20:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori