Protestë kundër prishjes së Kopshtit Botanik
Paraditen e sotme në Tiranë, dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër prishjesKopshtit Botanik.
Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e Partisë Socialiste, Besnik Bare dhe Eduart Shalsi.

Projekti i Unazës së Madhe i qeverisë Berisha parashikon prishjen e një pjese të këtij kopshti.

Berisha po shkatërron Kopshtin Botanik. Ky është një krim inteklektual dhe mjedisor që duhet ndauar me çdo kusht. I bëjmë thirrje Berishës ta ndalojë këtë masakër”, u shpreh Bare.

Ndërsa Shalsi shtoi: “Banda e kusarëve i është sulur Kopshtit Botanik. Ko është hipokrizi sepse Saliu flet për mjedisin dhe më pas e sulmon atë. Kjo është një pasuri e ndërtuar ndër vite nga profesorë dhe studentë të shkencave të Natyrës. Duhet t’i zbrapsim dhe t’i ndalim me çdo mënyrë këta njerëz që nuk njohin tjetër gjë veç etjes për pushtet dhe para.”

“Nuk duhet të lejojmë cungimin e kësaj pasurie kombëtare”, përfundoi Shalsi. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2011, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori