Protestat për Teatrin: Lleshaj tregon pse forcat e rendit nuk kishin numër identifikimi
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur se forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në ambientet e Teatrit, përpara se ai të shembej.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Lleshaj tregoi edhe arsyen se pse policët në protestë nuk kishin një numër identifikimi. Sipas tij, ata nuk kanë pasur një numër pasi të tjerët mund t’i përdornin për t’i shantazhuar.

Ministri tha se nuk e di specifikisht se çfarë kanë pasur policët me vete kur kanë hyrë për kontroll në Teatër, por thekson se ata nuk kanë pasur armë.

Lleshaj tha se SHÇKB do të verifikojë çdo rast, lidhur me rolin e policisë në protestat e zhvilluara.

"Këtu është krijuar një traditë që polici mund të rrihet, nëpërkëmbet dhe të jetë objekt barcoletash dhe anektodash. Policia së pari duhet të merret me pesha të rënda.

Së pari tu vërë gjoba në personazheve publikë se sa qytetarëve. Ata marrin në telefon për të ndëshkuar shefin. Kjo është arsyeja pse kërkojnë numrat e identifikimit për t’i shantazhuar.

Policia kur vepron në mënyrë të organizuar, identiteti i të gjithë policëve është identiteti i drejtuesit të tyre.

Në artikulimin verbal ka pasur kërcënime për përplasje të fortë deri në gjakderdhje. Policia e ka pasur drojën se mund të kishte reagim të ashpër dhe për këtë arsye ka kontrolluar detajisht brenda. Nuk e di konkretisht se çfarë kanë pasur.

RENEA ka kontrolluar për eksploziv. Besoj ka pasur edhe qen. Janë procedura standarde. Në përgjithësi nuk kam parë armë. Madje, as ato armë që janë të detyruara me ligj si shkopin e gomës.

Ka nisur një proces për të verifikuar. Policët nuk i konsiderojmë engjëj. SHÇKB do të verifikojë çdo rast”, tha ai.
Shtuar më 22/05/2020, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori