Protestat në Orikum, gjykata liron 6 nga 15 të arrestuarit
Pëlqej
(UPDATE) Gjykata ka lënë të lirë sot gjashtë nga 15 personat e arrestuar nga policia gjatë protestave të banorëve të Orikumit në të cilët pati konfrontime me forcat e rendit.

Personat e arrestuar me disa akuza kanë dalë sot para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë. Gjykata ka vendosur deri më tani lirimin nga paraburgimi për shtetasit:

D. H, 16 vjeç.
Albert Ibro
Nuro Kulluri
Azem Vangje
Kutjim Berdo
Musa Xhebraj

Sipas burimeve nga gjykata e Vlorës, caktimi i masave të sigurisë do të vazhdojë më pas me të arrestuarit tjerë. Policia e shtetit arrestoi 15 persona me
akuzën e goditjes për shkak të detyrës dhe tubimit të paligjshëm.

Banorët e Orikumit për të disatën herë po protestojnë për çështjen e pronave të tyre ende të pa njohura nga institucionet shqiptare. Seanca e sotme në gjykatën e Vlorës është ndjekur nga disa banorë të Orikumit të cilën janë mbledhur para institucionit të drejtësisë në pritje të vendimit.
Shtuar më 14/11/2010, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori