Protestat në HEC-in e Polisit, tre gra në pranga dhe pesë të tjerë në kërkim
Pëlqej
Tre gra janë vënë në pranga dhe pesë persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohen për sulmin ndaj policisë, gjatë protestës së një dite më parë kundër ndërtimit të HEC-it në fshatin Polis.

Policia në Librazhd ka vënë në pranga shtetaset Marjeta Shata, Nexhmije Guberi dhe Feride Shata.

Ditën e djeshme, dhjetëra banorë të komunës së Polisit, në rrethin e Librazhdit, u hodhën në protestë kundër ndërtimit të një HEC-i në përroin e Gurrës.

Banorët së bashku bllokuan mjetet dhe makineritë e firmës ndërtuese, pasi pretendojnë se subjekti që ka marrë lejen e ndërtimit, nuk ka respektuar kriteret e përcaktuara me ligj.

Sipas tyre, prej dy vjetësh kur nisi puna për ndërtimin e HEC-it, nuk kanë ujë për të vaditur tokat. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori