Protestat e policeve mbyllen per nje ore kufirin e Kosoves me Maqedonine
Albeu.com
Pakënaqësia e policisë, e shprehur në formë proteste, po merr përmasa më të mëdha. Disa policë e kanë bllokuar sot pikën kufitare në Han të Elezit për rreth një orë, në vazhdën e protestave për rritje pagash.
Ata e kanë liruar rrugën, duke thënë se po e bëjnë një gjë të tillë vetëm për hir të qytetarëve, të cilët prisnin në radhë për të kaluar kufirin, por kjo nuk do të thotë se po heqin dorë nga protesta. Ndërkohë, që protestës sot i janë bashkuar edhe policët e të gjitha stacioneve të regjionit të Prishtinës.

Qeveria deri në orët e paradites së sotme nuk i është përgjigjur ultimatumit të policisë, për zgjidhje të problemit që i çoi në protesta.
Shtuar më 04/02/2010, ora 21:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori