PROTESTA/ Ulen qepenat te Tregu Ushqimor, Medreseja, Tregu Elektrik (VIDEO)
Ditën e sotme biznesi i vogël dhe i mesëm në Tiranë ka ulur qepenat si protestë në lidhje me taksat e vendosura nga qeveria Rama.

Nga raportimet e para mësohet se tek Tregu Ushqimor i Tiranës si dhe tek tregu pranë Medresesë, një pjesë e madhe e bizneseve kanë ndërprerë aktivitetin.

Po ashtu, tek "Tregu Çam" dhe Tregu Elektrik, tregtarët kanë dalë në rrugë.

Ndërkohë, në mjaft qytete kryesore, po vijon ulja e qepenave si një reagim kundër skemës ë re të TVSH dhe rritjes së taksave në tërësi. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2018, ora 11:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori