“Bën mirë mos më dali para ai rob”, Rudina Dembacaj zgjon sherrin e vjetër me Agron Llakaj (FOTO LAJM)

Kohë më parë në media u komentua gjatë sherri mes Rudina Dembacaj dhe Agron Llakaj . Ndonëse të gjithë menduan se largimi i saj nga ‘Al Pazar’ ishte i paqtë në fakt e ftuar në disa intervista, Rudina tregoi se arsyeja e largimit të saj ishte Agroni dhe se atë nuk do ta ftonte kurrë në emision.

Mirëpo, ndonëse kanë kaluar kohë që nga sherri i tyre duket se Rudina vazhdon të ketë të njëjtin mendim për Agron Llakaj. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Olsi Bylykut, “Roped ëith Olsi”, u pyet se kush është aktori me të cilin nuk flet.

“Se di a e meriton me ja thënë dhe emrin. A.Llakaj. S’i flas dhe bën mirë mos t’më dali para ai rob”, është shprehur Rudina Dembacaj.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë Rudina Dembacaj u martua me Mark Frrokun në një ceremoni madhështore e cila bëri mjaft bujë dhe aktualisht në ekran aktoren po e shohim në spektaklin “Klaniforina”./albeu.com/


Shtuar 12.11.2021 11:34