E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
PROTESTA/ Rama: S’jemi në negociata me opozitën, vetëm bisedime
Kryeministri Edi Rama ka zgjidhur që këtë të shtunë të firmosë peticionin për Refomën në Drejtësi, vettingun. Kreu i qeverisë ka hedhur firmën e tij tek çadra e ngritur tek parku Rinia.

Këtë të shtunë kryeministri I vendit Rama ka vendosur të firmosë peticionin për Reformën në Drejtësi. pas firmosjes tek Parku Rinia, kryeministri Rama tha se Partia Socialiste mbështet reformën në drejtësi e vettingun, ndërsa shtoi se ai do çlirohej sistemin e drejtësisë nga korrupsioni.

Gjatë fjalës së tij ai shtoi se mesazhet e përfaqësues se lartë të BE-së, Federica Mogherini, që sipas tij ishin të qarta. Kryeministri tha se me opozitën mazhoranca është gati për bisedime dhe jo negociata.

Drejtësinë e korruptuar shefi i qeverisë e quajti diktaturë që ka bërë shumë viktima.

“Është një diktaturë që de facto ka bërë shumë viktima në këto 20 e kusur vite, të cilës i ka ardhur fundit. Është momenti për ta filluar ta zbatojmë përmes ligjit të vettingut që do vendosë një vijë të qartë ndarëse mes së ardhmes e së shkuarës mes gjykatësve e prokurorëve me profesionalizëm, kurajë, për të sjellë në këtë vend epokën e një drejtësie të re dhe barazisë së ligjit në sallat e gjykatave.

Kjo nuk është thjesht një reformë për të pastruar pallatin e drejtësisë nga të inkriminuarit dhe kanë penguar zhvillimin e çdo sektori por është një reformë për t’i dhënë një nxitje ekonomisë dhe vendit. Mbrëmë përfaqësuesja e BE-së foli troç dhe qartë, fillimi zbatimit të reformës në drejtësi përmes zbatimit të ligjit të vettingut përkon me negociata për anëtarësimin në BE.

Ata që kërkojnë të mjegullojnë këtë, nga mbrëmë do ta kenë të vështirë sepse nga mbrëmë shqiptarët e panë dhe dëgjuan që BE është gati të çelë negociatat me zbatimin e vettingut”, deklaroi Rama, shkruan News 24.

A do nisni negociatat?

Me BE?

Me opozitën?

Me opozitën s’kemi çfarë negociojmë por kemi çfarë bisedojmë. Nëse opozita është e shqetësuar për zgjedhjet është e mirëseardhur, jemi sy e veshë për propozime konkrete e realiste që t’i bëjmë pjesë të legjislacionit të zgjedhjeve. Të gatshëm të bisedojmë me opozitën.

E vetmja gjë që nuk bisedojmë dot, ose mund ta bisedojmë por që nuk e negociojmë dot është ajo që i takon sovranit. Është ai që vendos. Ne jemi në procesin e zbatimit të një kontrate që nuk ka skaduar akoma. Populli e cakton kush është në qeveri dhe në opozitë.

Si do votohet të hënën për komisionit e vettingut, kur opozita nuk është në parlament?

Është momenti të zbatojmë ligjin e vettingut dhe është momenti që PD të mos shpërdorojë mekanizmin e kompromisit të nevojshëm dhe të shëndetshëm që është i shkruar në kushtetutë duke i dhënë qeverisë e opozitës akses në përzgjedhje ne anëtarëve
Opozita ka detyrimin të zbatojë kushtetutën në afatet e përcaktuara dhe të mos fshehë kokën duke qëndruar në çadër.

Mund të qëndrojë në çadër për arsye të tjera por jo për vettingun. Vettingun nuk e ndal dot.

Unë nuk flas për atë që vjen nesër, sot jemi këtu për detyrimin e sotëm. Nesër do të keni gjithë përgjigjet dhe gjithë idetë e duhura për të vazhduar më tutje në një rrugë të vendosur nga shumica e qytetarëve shqiptarë.

A do të vijojë procedura edhe pa praninë e opozitës?
Nuk thashë këtë, thashë atë. Unë thash atë që kam thënë. se kam zbuluar unë por është zbulim i vjetër i historisë. Gjërave që u vjen koha, nuk ka asgjë që mund të ndalojë venttingun. Pas 20 e kusur vitesh pengmarrje, viktima dhe rrënim.

Do vijojë procedura në Kuvend ditën e hënë edhe nëse nuk paraqitet opozita?

Nuk akuzova askënd. Unë thjesht në pikëpamjen time dhashë. Ju kur flini për mangësi procedurale, duhet të lexoni më shumë ligjet. Se nuk ka asnjë mangësi.

Meqë nuk i jeni përgjigjur pyetjes tonë..

Se keni lexuar ligjin. Nuk ka asnjë mangësi.

Dialogu me opozitën a është i dështuar që pa nisur?

Opozita ka…Unë nuk përsëris qëndrimet e paraardhësit tim. Ne nuk kemi kusht për të diskutuar, ne mund të diskutojmë çdo gjë. Opozita ka të drejtë të kërkojë çdo lloj qeverie, qeveri teknike, qeveri hidraulike, qeveri energjetike, qeveri austologjike. Është dëshira e saj. Jemi gati të diskutojmë çdo gjë. Por kur bëhet fjalë për dialog, bëhet fjalë për dy palë. Ka gjëra që mund të bëjmë dakord dhe për disa jo. Se disa gjëra i kalojnë kompetencat tona.

Cilat janë?

Ato që unë thash pak më sipër, por që ju nuk e dëgjuar, se po mendonit formulimin e pyetjes. Opozita do hy në zgjedhje se nuk ka zgjedhje tjetër.

E keni mbyllur marrëveshjen me aleatët?

Ca problemi ka? Se kuptova pyetjen. Pyetja e parë kur kemi nisur qeverisjen, ishte se ‘kur do ndaheni nga LSI’. Ju keni punën tuaj për të bërë klikime, lajme, tituj portalet e gazetash.

Zoti Rama çfarë diskutuat me Mogherinin?

Kam zakon që nuk deklaroi se çfarë kam diskutuar. Ky ishte zakon i paraardhësit tim.

S’po na thoni asgjë për dialogun me PD…

Ne jemi të gatshëm që të përgjigjemi PD..

Duhet të jeni serioz me kërkesat e opozitës Zoti Rama. Nuk na kthyet përgjigje…

Jam shumë i gatshëm dhe nuk po tallem. Ju po talleni me opozitën. Ne do ulemi në tryezë, por do themi dhe ato që kemi për të thënë. Çfarë është e mundshme dhe çfarë konvergon, do e bëjmë. Ajo që na pengon, është se nuk kemi nevojë të takohemi nëse pengohet vettingu. E kemi votuar bashkarish në 22 korrik.

Të thuash; dua atë, këtë, do thuash që s’do vettingun. Do thotë që të pengosh zhvillimin e vendit dhe procesi e integrimit të vendit. Unë nuk hy tek ata që thonë; ‘opozita është antishqiptare.’. Në fund fare, populli shqiptar, sheh, dëgjon dhe vendos./albeu.com/

Shtuar më 04/03/2017, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori