Ministrja e Drejtësisë Etilda
Gjonaj ka mbajtur të njëjtën linjë si kryeministri Edi Rama në lidhje me përfshirjen e të
miturve në protestat që po vijojnë për vrasjen e Klodian Rashës.
Gjonaj ka akuzuar opozitën gjatë një intervistë për “News24”, se po angazhojnë të mitur për të krtyer akte dhune në
protesta. Sipas saj, të miturit nga shtresa të varfra po paguhen për të akte dhunë në protestë.
“Të vjen keq kur këto
protesta nxiten dhe kanë pjesëmarrjen e funksionarëve politikë. Keqardhëse është kur këto forca politike si PD dhe LSI nxisin
fëmijët, i përdorin për të marrë pjesë në
protesta të dhunshme, për të marrë pjesë në krim.
Shkatërrimi i pronës element që përbën vepër penale. Me kodin penal dënohen të gjithë ata që nxisin
fëmijët për të kryer një krim. Të gjithë këta nxitës duhet të dalin përpara përgjegjësisë penale. Pavarësisht deklaratës së znj. Ademi, u pa me figurë që ishte pjesë e protestës, por kur nxiten të jenë të dhunshme, të terrorizojnë njerëzit është absolutisht e dënueshme.
Duhet të ndiejmë keqardhjen dhe për ata punonjës policie që janë plagosur gjatë këtyre ditëve. Përdorimi i të
miturve është një fatkeqësi shumë e madhe.
Bashkëmoshatarët e këtyre të
miturve që dalin në ekrane është keqardhëse kur shohin nga ekrani këta të mitur që djegin apo shkatërrojnë dhe ato që janë simbole të fundvitit”, deklaroi
Gjonaj.
Shtuar më 12/12/2020,
ora 16:16