Protesta për fushën e sportit në Laprakë, kush janë gjyqtarët që donin ta betonizonin

Banorët e Laprakës kanë protestuar kundër vendimit të përmbarimit për të shkatërruar fushën e sportit në këtë zonë.

Kjo fushë sporti, është shëndërruar në truall për betonizim dhe përmbarimi kërkonte prishjen e saj, por ka hasur në kundërshtimin e banorëve.

Pas kësaj deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka publikuar disa dokumente ku listohen emrat e 5 gjyqtarëve që kanë firmosur për të cilësuar këtë pronë si truall ndërtimi.

1-Besnik Imeraj

2-Ardian Nuni

3-Guxim Zenelaj

4-Majlinda Andrea

5-Mirela Fana

Të pestë këta gjyqtraë nuk e kanë kaluar dotë vetingun dhe kjo është përdorur si fakt nga Ulsi Manja duke thënë se ata kanë vepruar në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër e Lulzim Basha ishte kryetar bashkie, janë:

Ndër të tjera, Manja premton se fusha do të mbetet e banorëve dhe se bashkia do të bëjë shpronësimin e saj.

"Është kjo pesëshja e gjyqtarëve që ngecën në “rrjetën e vettingut”.
Në vitin 2012, me Saliun Kryeministër e Lulin në Bashki, gjykatat e tyre të korruptuara koordinuan kthimin e fushës së Laprakës në truall ndërtimi! Bashkangjitur vendimi i gjykatës një vit përpara se PD të linte pushtetin! Qeveria e re i hapi rrugë vetingut, dhe për rastësi, gjyqtarët e këtij procesi nuk e kaluan dot vetingun – provë se këta gjyqtarë nuk i justifikonin dot pasuritë që vinin prej këtyre vendimeve! Sot përmbarimi privat, tentoi të zbatonte këtë vendim të kësaj trupe të përzënë nga drejtësia! Nuk u eci! Bashkia Tiranë sot ka bërë padi kundër këtij përmbarimi, dhe për më tepër Kryetari i ri i Bashkisë, ka futur në buxhetin e ri shpronësimin e kësaj prone për interes publik, njësoj siç veproi për shkollën "Kosova"! Dua t’i garantoj qytetarët e Laprakës se vetingu do të vazhdojë për ta çuar deri në fund pastrimin e drejtësisë, dhe se fusha do mbetet e banorëve falë shpronësimit të Bashkisë!" /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori