Protesta për detin dhe Çamërinë përfundon në përplasje, ka të shoqëruar në polici (FOTO LAJM)

Tentativa e policisë për të shpërndarë protestën në kushtet kur tubimet janë të ndaluara për shkak të pandemisë, irritoi protestuesit që u përplasën me policinë. Disa prej tyre u shoqëruan me forcë nga policia siç mund ta shikoni në fotot e realizuara nga LSA. Rezistenca çdoi deri në grisje bluzash.

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 18 persona, mes tyre 3 organizatorët e tubimit, Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën dhe Boiken Abazin.

Gjithashtu, janë vendosur gjoba për të gjithë pjesëmarrësit në tubim që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse kundër koronavirusit.

Protesta u zhvillua para Ministrisë së Punëve të Jashtme ndërsa ministri i Jashtëm grek zhvilloi një takim me homologun e tij shqiptar Gent Cakaj.
Shtuar më 20/10/2020, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori