PD akuzon drejtoreshën e “Asim Vokshit”: Nuk lejon nxënësit të shkojnë në protestë (FOTO LAJM)

Protesta e opozites ditën e sotme është në ditën e katërt të saj dhe akoma qindra njerëz nga rrethet por dhe Tirana gjenden përballë kryeministrisë krah kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në këtë protestë ndryshe nga herët e tjera është vënë re një pjesëmarrje e madhe e njerëzve të cilët prej 4 ditësh vazhdojnë protestat kundër qeverisë Rama-Meta.

Të shumtë kanë qënë edhe të rinjtë të cilët kanë marrë pjesë në organizmin e protestës, të rinj nga Tirana, nga rrethet si dhe të rinj të cilët jetojnë jashtë shtetit por që janë organizuar bashkë dhe kanë dalë përkrah njerëzve bashkë me kauzat e opozitës.

Sipas një statusi të zëvendëskryetares të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besa Petriti, të rinjtë e Tiranës po pengohen të vijnë në protestë.

Sipas saj në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, gjimnazistët janë kyçur brenda dyerve të shkollës në pushimin e madh.

Ndërkohë drejtoresha bllokon daljen e nxënësve në protestë”, shkruan Besa Petriti./albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori