Protesta ne qender te Burrelit, digjet flamuri grek
Albeu.com
Protestë kundër thirrjeve raciste antishqiptare edhe në qytetin e Burrelit. Paraditen e sotme dhjetëra të rinj të indinjuar nga skandali i ushtarëve grekë janë mbledhur në rrugët e qytetit.
Më pas ata janë grumbulluar në qendër të Burrelit duke lëshuar parrulla kundër thirrjeve raciste të ushtarëve grekë.

Kulmi i protestës së tyre ka arritur kur të rinjtë i vunë flakën dhe dogjën flamurin grek në shenjë indinjate për atë cka ndodhi dy ditë më parë në qendër të Athinës gjatë paradës zyrtare ushtarake greke.

Ndërkohë që një protestë e tillë është zhvilluar dhe në qytetin e Durrësit.
Shtuar më 28/03/2010, ora 22:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori