Protesta kundër burgosjeve të ish ushtarëve të Luginës së Preshevës
Albeu.com
Mijëra qytetar shqiptarë të Luginës së Prshevës, kanë marrë pjesë dje në protestën gjithëpopullore në Bujanoc, të organizuar nga Shoqata e Vetranëve, Invalidëve dhe Familjarëve të Dëshmorëve të UÇPMB-së dhe subjekteve politike shqiptare të cilat ushtrojnë aktivitet politik në këtë rajon. Protestuesit me pankarta në dorë marshin protestues e kanë filluar nga Lapidari i Komandant Lleshit në Tërrnoc, për të arritur në fund në qendër të qytetit.


Para masës së tubuar, u kërkua lirimi i ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, si dhe përshpejtimi i zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Protesta e sotme erdhi si pasoj e dënimit të ish pjesëtarëve të UÇPMB-së nga ana e Gjykatës Supreme të Serbisë, përkundër lirimit të tyre nga paraburgimi, për shkak të vonesave ligjore që paraprakisht I kishte bërë gjykata e Qarkut në Vranjë. Ndërkohë, tre të liruarit e fundit për nesër më 31 mars, janë ftuar të paraqiten në qendrat e burgimit. Protesta e sotme ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident të regjistruar, përkundër masave të shtuara të sigurisë.
Shtuar më 31/03/2006, ora 10:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori