Protesta e shoqërisë civile: Deputetë shkarkoni Guvernatorin
Pëlqej
Shoqëria civile ka paralajmëruar sot një protestë disa minuta para nisjes së sesionit të ri parlamentar ku do të kërkohet dorëheqja Guvernatorit Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes në BSH.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shoqëria civile i drejtohet deputetëve që të shkarkojnë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

"Ftojme të gjithe qytetarët që kanë nënshkruar peticionin dhe të gjithe ata që do t’i bashkohen nënshkrimit të peticionit në ditet në vijim të protestojme para Parlamentit ditën e Hënë ora 16:30!Të 40-tat e vjedhjes së pasurisë kombëtare, 17 punonjës të Bankes janë ndaluar, ndërsa Guvernatori dhe Keshilli drejtues nuk mbajnë përgjegjësi për megaskandalin.
Kanë kaluar rreth 40 ditë që nga data kur u bë pulbike skandali i vjedhjes “zhdukjes” së mbi 7 milion$ nga thesari i shtetit.Janë mbledhur rreth 13 mijë firma qytetarësh të përgjegjshëm, të cilët kërkojnë që të shkarkohet Guvernatori Fullani si nje nga pergjegjesit kryesor të zhdukjes se mbi 7 milion$.
Asnjë deputet nuk ka “kërkuar shkarkimin e Guvernatorit” nga detyra, duke adresuar problemin gjetkë." thuhet ne njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori