Protesta e PD-së, mediat ndërkombëtare i kushtojnë vëmendje të veçantë

Protesta që po zhvillohet sot para kryeministrisë nga opozita e drejtuar nga Partia Demokratike ka marrë një vëmendje të veçantë nga mediat e huaja.

“Partia më e madhe e opozitës në Shqipëri, ajo Demokratike u zotua se do të vazhdojë protestat me kërkesën e dorëheqjes së ekzekutivit dhe dorëzimin e pushtetit një qeverie teknike, e cila ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme në muajin qershor.”

Me këto fjalë gazeta amerikane “Ëashington Post” përcjell një artikull të “Associated Press”, ku theksohet se tubimin e mijëra vetëve, Lulzim Basha e drejtoi me akuzat ndaj qeverisë socialiste të Edi Ramës se po përpiqet të manipulojë procesin e votimit.

Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit shpresohet shumë që t’i hapin vendit rrugën drejt dritës jeshile të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, shkruan “Washington Post”.

Votimet në Shqipërinë post-komuniste, thekson artikulli, nuk janë vlerësuar asnjëherë nga vëzhguesit ndërkombëtarë si plotësisht të lira e të ndershme.

Sakaq, nje tjeter media prestigjioze, “Fox News”, shkruan artikullin me titull: Opozita shqiptare në protestë për zgjedhje të lira.

Nga ana tjetër dhe media italiane “ANSA” i ka kushtuar një artikull protestë së opozitës shqiptare me titull: Shqiperi, protesta pa kthim kunder Qeverise. Ngrihen tenda. Basha: Në rrezik zgjedhjet, duhet qeveri teknike./albeu.com/

Shtuar më 18/02/2017, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori