Protesta e PD në Shkodër, policia "rrethon" institucionet
Pas njoftimit se Partia Demokratike e Shkodrës do të zhvillojë një protestën mesditën e së hënës, pikërisht në atë orë, kur Prefekti ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, do të zhvillojë një protestë, Policia ka vepruar menjëherë.

Përmes një urdhri të brendshëm janë dhënë porosi të qarta për Policinë vendore, por edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, repart funksional prej kohësh në qarkun e Shkodrës.

Sipas tyre, gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia do të ndërhyrjë për të vendosur barrikada në ambientet ku do zhvillohet konstituimi i Këshillit Bashkiak, për të cilin është zgjedhur një auditor në Universitetin e Shkodrës.

Gjithashtu janë marrë masa edhe në hyrje të Bashkisë, por si gjithmonë pritet të ketë përplasje mes Policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake, sikurse ka ndodhur vazhdimisht në këtë qark, sa herë që janë organizuar protesta lokale.

Ende nuk ka të dhëna, nëse do të ketë drejtues politikë nga Tirana në protestë, por ajo që është deklaruar dri tani, sipas PD, dega Shkodër, do të ketë shumë qytetarë që do mbështesin protestën dhe rrjedhimisht kundërshtinë për atë që do të bëhet me konstituimin e Këshillit të Ri.

Ndërkaq, Voltana Ademi nuk ka publikuar asgjë në faqen e saj në facebook, as ndonjë thirrje për qytetarët që të jenë pjesëmarrës në protestën e së hënës.
Shtuar më 18/08/2019, ora 22:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori