Protesta e opozitës, shpërthen kundër ish-nusja e djalit të Berishës: Politikanë të korruptuar!
Opozita në Shqipëri e kryesuar nga Partia Demokratike po organizon protestë përballë kryeministrisë.

Por ndërkohë që shumë figura të njohura politike dhe kulturore kanë dalë në shesh dhe kanë mbështetur kauzën e opozitës, ish nusja e djalit të Sali Berishës ka shpërthyer ndaj kësaj proteste.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ajo shkruan se më e mira për njerëzit është një protestë e popullit kundër gjithë politikanëvekorruptuar nga të gjitha palet.

Me këtë mesazh ajo nuk përjashton as familjen e ish bashkëshortit, fundja ky mesazh shkon direkt për Berishën, si liderin e parë të demokratëve.

Statusi i Sadije Berishës

Protestuar kundër kujt? Dhe për çfarë? Pse? Kush përfiton prej saj? Me të vërtetë ??

Çdo politikan shqiptar nga çfarëdo partie që nuk ka përdorur, abuzuar apo gënjyer popullin e tij le të hedhë gurin e parë!
Shumica e politikanëve në Shqipëri kujdesen për popullin e tyre për sa kohë që ata mund ta përdorin atë.

Besnikëria dhe premtimet e tyre mbarojnë aty ku përfitimet apo nevojat e tyre mbarojne.

Unë mendoj se një protestë e popullit kundër të gjithë politikanëvekorruptuar dhe partive do të jete më me përfitim për njerëzit./albeu.com/

Shtuar më 18/02/2017, ora 14:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori