Protesta e opozitës, protestuesit bëhen gati për ngujim para zyrës së Ramës (FOTO LAJM)

Vetëm pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së opozitës e drejtuar nga Partia Demokratike.

Ditën e sotme në media u prezantuan dy skenarë të mundshmëm që mund të ndjekë kjo protestë e sotme por si duket, Basha dhe protestuesit kanë marrë masat për protesta të vazhdueshme.

Në bazë të disa fotove të marra nga organizuesit e protestës shihen skela dhe çadra të cilat me shumë mundësi do të përdoren për ngujimin e protestuesve para kryeministrisë.

Pritet ndërkohë edhe montimi i tyre. Gjithcka zhvillohet vetëm pak para nisjes së protestës, e cila sipas policisë do të mbyllet në 16:00, kurse Basha ka thënë prerë se fundin e saj e vendosin protestuesit./albeu.com/

Shtuar më 18/02/2017, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori