Protesta e opozitës, PD mbledh grupin parlamentar për të diskutuar hapin e rradhës
Partia Demokratike pas zhvillimeve të protestës nga dita e djeshme pritet të mbledhë kryesinë dhe grupin parlamentar.

Burime nga PD theksojnë se kjo mbledhje do të mbahet ditën e sotme në orën 14:00 dhe temë kryesore pritet të jetë ecuria e protestës dhe hapat që do ndiqen më pas.

Sipas organizuesve të protestës ngritja e çadrës dhe ngujimi i demokratëve para Kryeministrisë ishte një vendim i momentit pas pjesëmarrjes dhe kërkesës së qytetarëve.

Mbledhja e kryesisë vjen në një kohë që protesta e qytetarëve para kryeministrisë ëhstë futur në ditën e dytë dhe drejtuesit e saj kanë thënë se do të vazhdojë pa afat./albeu.com/


Shtuar më 19/02/2017, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori