Protesta e opozitës, a do të ngujohet në çadër edhe Shkëlzen Berisha?

Partia Demokratike ditën e sotme ka zhvilluar protestën para kryeministrisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pjesë e kësaj proteste ka qënë dhe ish- lideri i demokratëve i cili pavarësisht se nuk foli qëndroi afër Bashës dhe drejtoi protestuesit drejt kryeministrisë.

Në këtë protestë të opozitës i janë bashkuar figura të njohura të partisë demokratike dhe mbështetës të saj.

Ndër to ka qënë edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha i shoqëruar nga aktori i mirënjohur i humorit Shkëlzen Berisha.

I pyetur nga “News 24”, Shkëlzeni theksoi se ndodhej në shesh si
gjithë shqiptarët për të protestuar kundër qeverisë.

Por nuk u përgjigj nëse do të jetë edhe ai pjesë e atyre që do të ngujohen në cadrat që po vendosen./albeu.com/
Shtuar më 18/02/2017, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori