Protesta e opozitës, mesazh mbështetës nga kongresmeni amerikan
Protesta e opozitës ka marrë një mbështetje të madhe nga kongresmeni Randy Hultgren ku me anë të një letre të hapur është shprehur pro lëvizjes qytetare për votën e lirë.

Takimi i kongresmenit Hultgren me Kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu, është zhvilluar në vazhdën e takimeve që kryetari republikan, ka ndërmarrë për të informuar dhe sensibilizuar politikën e jashtme për situatën parazgjedhore në Shqipëri dhe tentativat e maxhorancës për të deformuar zgjedhjet e 2017, nëpërmjet bandave, parave të drogës dhe refuzimit absolut për të ndërmarrë një Reformë Zgjedhore.

Mediu e ka informuar kongresmenin amerikan, që synimi i vetëm i Qeverisë Rama, është deformimi dhe grabitja e votës së qytetarëve në zgjedhjet e2017, ndërkohë që synimi i vetëm i protestës opozitare është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nën kujdesin e një qeverie teknike.

Kongresmeni amerikan Hultgren shprehu bindjen e tij se opozita duhet të vazhdojë në rrugën e saj të protestës për të realizuar zgjedhje të lira, çka janë edhe themeli i çdo demokracie. Menjëherë pas takimi ai shkroi edhe një letër drejtuar kryetarit demokrat Lulëzim Basha, ku e inkurajon për përpjekjet e tij në këtë drejtim.

Një tjetër takim i zotit Mediu, ishte edhe ai me senatorin Ted Cruz, ish-kandidat për president i SHBA, si dhe Senatorin Mike Lee, Senatorin Mike Rounds, Senatorin Roger Wicker, Senatorin Tom Cotons dhe Jim Inhofe.

Ata edhe njëherë vlerësuan Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s dhe mbështetjen e tyre për opozitën dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ata theksuan se situata në Ballkan është bërë shqetësuese, rindezjes se konflikteve etnike në mënyre të qëllimshme për shkak të interesave korruptive të qeverive.

Edhe njëherë ata u angazhuan në diskutim me administratën Trump dhe zhvillime të pritshme ne Kongres për të debatuar për këto zhvillime dhe për të përcaktuar qartë qëndrimet në të ardhmen.
Ata theksuan se nuk ka prioritet më të madh se garantimi i zgjedhjeve te lira dhe të ndershme si e drejta dhe liria kryesore e shtetasve në shoqëri demokratike./albeu.com/


Shtuar më 04/03/2017, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori