Protesta e opozitës, Kreshnik Spahiu: Zinxhirë për të mbyllur dyert e kryeministrisë…
Pëlqej
k
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ditën e nesërme pritet të zhvillohet protesta e shumë folur e opozitës, por ende dihet shumë pak mbi skenarin se si do të shkojë protesta. Gjatë një interviste në News 24 Kreshnik Spahiu,tashmë pjesë e opozitës propozon vendosjen e zinxhirëve në dyert e kryeministrisë për të mos lejuar Ramën të hyjë në zyrë.

“Mendoj se eksperimenti ndodhi para katër vitesh.

AK mbushi të gjitha sheshet, kishte flamurë në çdo dritare.

Por ç’ndodhi? AK doli kundër dy partive PS dhe PD, për thyerje establishmenti. Arsyeja që sot jemi me Bashën është se në themelet e demokracisë është votimi, ne i besojmë votën e popullit teknologjisë, numërimit elektronik. Një protestë e cila është trumbetuar me të madhe. Kemi një të shtunë me reshje dhe është krahasuar me Rumaninë. Kryeministri i Rumanisë u arrestua se ishte korruptuar me 51 mijë euro. Por nëse ka ndonjë person sot që beson se Rama është i korruptuar me më pak se 51 mijë euro, kjo është absurde”, tha Spahiu.

Sipas tij “unë i kam thënë Bashës mos të marrim pjesë në zgjedhje. Para 1 viti patëm një eksperiencë të suksesshme kur mbyllëm Veliajn si zog në kafaz me zinxhirë. Kështu të bëjmë dhe me Ramën, mos ta lëmë të hyjë në kryeministri për 1 muaj pasi s’ka punuar 4 vjet.

Ftoj demokratët jo 30 minuta, por 30 ditë ta mbyllim kryeministrinë me zinxhirë. Do jem protestuesi i fundit që largohem nga sheshi, nëse më braktis populli, do iki dhe unë”, – tha Spahiu në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 09:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}