Njihuni me maçokun më të famshëm në Shqipëri, Pablo që ka marrë zemrën e miliona ndjekësve në TikTok (VIDEO)

“TikTok”, është njëri ndër rrjetet sociale që ka nxjerrë shumë emra të panjohur duke iu dhuruar atyre famë. Por jo vetëm njerëzit e talentuar, të shumtë janë edhe llogaritë e kafshëve që marrin zemrat e përdoruesve të këtij rrjeti.

Një ndër këto të fundit është edhe Pablo, ose Angry Cat siç njihet gjerësisht. Përgjithësit janë qentë ata që njihen si besnik ndaj pronarëve të tyre dhe macet janë më indiferente. Por Pablo ka bërë diferencën dhe për këtë ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të “Tik Tok”.

Pjesa më e mirë e videove të maçokut më të famshëm në Shqiperi kanë arritur të marrin miliona klikime dhe pëlqime nëpër botë.

Maçoku “shqiptar” është një rracë kineze e krijuar nga macet shtëpiake. Rracë e quajtur Dragon Li. Pablo sot është 3 vjeç e 8 muaj , është një maçok i shendetshëm dhe i zgjuar.

@angry_cat6Just love ❤️?♬ Love Me Like You Do – Elena Gray

 


Shtuar 18.04.2022 11:18