Protesta e opozitës, Bozdo: S’ka financime, janë qytetarët që po kontribuojnë…
Eno Bozdo, sekretari Organizatin në PD ka folur për median mbi protestën e cila vazhdon të zhvillohet para kryeministrisë.

Gjatë intervistës Bozdo u pyet se kush e financon këtë protestë, ai iu përgjigj se nuk ka financim dhe se janë vetë qytetarët ato që po kontribuojnë.

Sipas tij, gjithkush ka dhënë kontributin e tyre me ushqime dhe asistencë.

Bozdo foli edhe për procedimin nga ana e policisë, për të cilën tha se nuk shqetësohej, pasi në radhë të parë sipas tij vjen protesta dhe kërkesat e saj.

“Deputetët kanë vizituar gjatë gjithë natës protestuesit. Protesta vazhdon, qëndresa vazhdon, kauzat tona janë të drejta. Prezenca e jashtëzakonshme dje në protestën e 18 shkurtit e gjithë qytetareve imponuan vendimin për të ngritur çadrën. Ka ardhur koha që t’i dalim zot vendit”, tha ai.

A do vijohet protesta edhe nëse kërkesat nuk plotësohen?

Opozita është këtu, ka gjithë kërkesat e drejta. Ka optimizmin për të qëndruar këtu. Opozita kësaj radhe përfaqëson vullnetin absolut të shqiptarëve. Ka shumë të majtë që janë solidarizuar në mënyrë private me protestën sepse dhe atyre iu dhimbset vendi.

Protesta ka shpenzimet e veta, nëse protesta vijon e gjatë kush do e financojë?

Nuk ka financim, ju e shihni që ka vetëm stola. Kanë ardhur me vullnet të lirë, vetë protestuesit financojnë. Ka pasur nga ata që kanë sjellë ushqime.

Ka akuza që PD ka frikë të futet në zgjedhje, a janë strukturat tuaja të mirëorganizuara?

Do mjaftonte tubimi i djeshëm për të dhënë një përgjigje definitive. Po dhe po! Pyetja ime është a ka frikë PS të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Frikën nuk e kemi ne, por zotërinjtë që janë në zyrë atje/albeu.com/

Shtuar më 19/02/2017, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori