Zgjedhjet e 18 qershorit, Ben Blushi: Ja qyteti ku do të kandidoj
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi në një prononcim për mediat zbuloi qytetin se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Do kandidoj në qytetin e Tiranës. Kjo për arsyen se është qyteti ku kam lindur, është qyteti im” tha ai.

Gjatë intervistës Blushi foli edhe për rëndësinë e procesit elektronik të votimeve duke thesksuar se kjo është e vetmja mënyrë që procesi të jetë i drejtë.

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi në një prononcim për mediat foli për rëndësinë e procesit elektronik të votimeve duke thesksuar se kjo është e vetmja mënyrë që procesi të jetë i drejtë.

"Për të nxjerrë zgjedhjet nga kriza, dhe për ta bërë procesin transparent duhet votimi e numërimi elektronik.

Duhet të kemi të gjithë besim se një makinë elektronike votimi, është shumë më mirë se komisionerët që numërojnë, se ata bëjnë llogaritë për kandidatët e tyre.

Makina elektronike nuk di të llogarisë se sa vota i duhen kandidatit. Numërimi elektronik është shumë i mundshëm për mendimin tim, dhe siguron zgjedhje të lira e të ndershme,” tha Blushi.

Gjatë intervistës Blushi u pyet mbi arsyet përse nuk bashkohet me opozitën pasi kërkesat e tyre janë të njëjta, Blushi u përgjigj se Partia Demokratike po paguan çmimin e sabotimit reciprok të zgjedhjeve.

“Ne nuk do jemi në atë çadër, PD dhe qeveria kanë sabotuar cilësinë e zgjedhjeve. Mendoni se PD do pranonte mos të kishte numërues që të numëronin vota? Jo, nuk besoj, është një nga 4 partitë që ka numërues në tryezë.

Ata do paguajnë çmimin e sabotimit reciprok të zgjedhjeve. Zgjedhjet kontrollohen nga këto dy parti, PD dhe Rilindja. Ata i administrojnë zgjedhjet tona, që cilësia e tyre të jetë sa më e ulët.

Ne jemi 66 që hyjmë në zgjedhje, dhe vetëm 4 parti numërojnë zgjedhjet. Kështu kanë fituar në zgjedhje Rilindja dhe PD-së. Dhe prandaj nuk shkoj në çadrën e Sali Berishës,” -tha Blushi./albeu.com/


Shtuar më 28/02/2017, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori