Protesta e opozitës, Basha: Dhjetëra emigrantë po na bashkohen nga Greqia
Protesta e Partisë Demokratike sot është në ditën e 9 të saj dhe kryetari i Partisë Demokratike kë bërë me dije se asaj do t’i bashkohen edhe dhjetëra emigrantë që janë nisur nga Athina.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, Basha theksoi se duke u mbështetur tek kauza e gjithë shqiptarëve, PD do të themelojë Republinë e Re të qëndresës.

Dhjetëra qytetarë janë nisur nga Athina për t’ju bashkuar qëndresës sonë.

Ne do të themelojmë një Republikë të Re, të lirisë, dinjitetit, vlerave dhe mundësive për të gjithë shqiptarët, ndaj kauza jonë është kazua e të gjithë shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

#NgrihemiBashkë për #ZgjedhjeTëLira”, -shkruan Basha në Facebook.

Shtuar më 26/02/2017, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori