E vetmja e paprekur, sikur edhe dy tërmete ta godisnin nuk do binte! Kujt i përket kjo ndërtesë në Turqi?

Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi turqinë dhe Sirinë këtë të hënë dke lënë pas më shumë se 24 mijë vitkima, si dhe mijëra godina të rrënuara.

Për ekspertët e ndërtimit tragjedia erdhi jo vetëm për shkak të tërmetit të fortë, por edhe për shkak të ndërtimeve të dobëta në Turqi dhe Siri.

Qyteti i Kahmranmarasit ishte një nga më të prekurit nga tërmeti në Turqi, pasi u godit nga dy tërmete ai me magnitudë 7.8 dhe nga i dyti me magnitudë 7.5.

Por disa ditë pas tërmetit, në Twitter është shfaqur një foto, tek e cila shihet një ndërtesë, e cila është e paprekur, madje as e plasaritur nga lëkundjet e tokës. Kaq mjaftoi për të tërhequr vëmendjen e Mhir Uktrashit, i cili shpërndau dy foto të një ndërtese në këmbë, gjë që nuk mund ta bënin as dy tërmete të forta, por gjithçka rreth saj u shkatërrua dhe u kthye në një grumbull rrënojash dhe betoni.

Lindi pyetja, kujt i përket kjo ndërtesë?! Përgjigja pasoi shpejt:

“Ndërtesa në foto është ndërtesa e përfaqësuesit të Dhomës së Inxhinierëve të Ndërtimit në Kahramanmaraş. Nuk duhen më fjalë. Mjafton shkenca dhe inxhinieria për të ndërtuar struktura që do t’i mbijetojnë një tërmeti kaq të madh. Për sa kohë që shkenca dhe teknologjia janë aplikuar për të mirën e popullit!,”- ka shkruar Ultaš në Twitter.

Fotoja nisi dhe një polemikë të re në rrjetet sociale.


Shtuar 11.02.2023 11:34