I lidhur me modelen 23 vite më të vogël? Robert Berisha thyen heshtjen (FOTO LAJM)

Robert Berishën tani e shohim jo vetëm si këngëtar, por edhe si moderator i emisionit të ri të quajtur “Robi plaket kur don vet”. Artisti shqiptar si bashkëpunëtore në program kishte modelen e përzgjedhur “Miss Kosova 2019”, Eriona Sejdiun. Derisa po përgatitet për nisjen e sezonit të dytë, ai u ka dhënë mundësi fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë përmes Instastory.

Meqenëse kanë qëndruar gjatë gjithë kohës së bashku, një pyetje kishte të bënte me bukuroshen e njohur.

“Erionën a e ke të dashur?”, ka qenë pyetja, së cilës nuk ka hezituar t’i përgjigjet 42-vjeçari.

“23 vite diferencë edhe e kam të familjes”, tha ai.


Shtuar 15.09.2021 14:13