Protesta e opozitës, demokratët vendosin kurora me lule në Kryeministri
Opozita mbylli protestën e dytë pas asaj të 18 shkurtit dhe ashtu siç u paralajmërua nga vetë PD, protesta ishte shumë paqësore dhe pa incidente pavarësisht se policia ishte në gadishmëri të plotë.

Gjatë fjalës së kreytarit të PD-së, Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje pa qeveri teknike dhe se nuk do të lejojnë që të kthehet monizmi në Shqipëri.

Ai gjithashtu tha se sot I thonë lamtumirë “republikës së re” dhe për këtë disa nga protestusit në mënyrë simbolike vendosën edhe kurora me lule përpara godines se kryeministrisë, ne kembet e policeve qe kishin formuar kordonin e sigurise.

Në to shkruhej: “Ndjesë pastë, nga populli”, “Ngushëllimet tona”. /albeu.com/



Shtuar më 13/05/2017, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori